Ky do të jetë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve sipas Cakollit

Ky do të jetë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve sipas Cakollit

Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave që vëzhguan zgjedhjet e 9 shkurtit, ka shkruar se pas numërimit të të gjitha votave nga vendvotimet e rregullta, votat nga nga diaspora, tashmë shpërndarja e mandateve është e qartë dhe nuk pritet të ketë më ndryshime.


Cakolli ka shkruar në facebook se sipas përllogaritjeve, ndarja e mandateve do të jetë LVV – 48 mandate, PDK – 24 mandate, LDK – 20 mandate dhe AAK – 8 mandate, raporton KosovaPress.

“Nëse nuk ndodh ndonjë trend krejtësisht i pazakontë, votat me kusht nuk do të sjellin asnjë ndryshim në shpërndarjen e mandateve. Në të gjitha zgjedhjet e kaluara, këto vota kanë ndjekur pothuajse të njëjtin trend si votat e rregullta – me një rritje të lehtë për partinë e parë. E vetmja rrethanë, e cila mund të prodhojë lëvizje në (një të vetëm!) mandate, është nëse LDK arrin të marrë mbi 20% të votave me kusht, duke fituar një mandat nga PDK. Por për këtë, do të duhej një ndryshim i dukshëm i trendit, që nuk ka ndodhur më parë. Andaj, me shumë gjasë, ky do të jetë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve”, ka shkruar ai.

Lexo edhe

Video