Kuvendet Kosovë-Shqipëri miratojnë deklaratën e përbashkët

Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë miratuan sot deklaratën e përbashkët të të dyjave vendeve përmes të cilët synohet ecja përpara.

Kjo deklaratë e përbashkët u lexua nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca . Ai deklaroi se përgjatë historisë së kombit shqiptar ka pasur mospajtime, por gjithmonë ka ngadhënjyer gjithmonë uniteti.

Kryekuvendari u shpreh se qëllimi i kësaj mbledhje është koordinimi i agjendës kombëtare për realizimin e objektivave strategjik të të dyja vendeve.


Gjatë leximit të kësaj deklarate të përbashkët, Konjufca tha se asnjëherë bashkëpunimi mes të dyja vendeve nuk ka qenë më intensiv.

Konjufca tha se është shqetësuese mos trajtimi i aplikimit të Kosovës për statusin vend kandidat në BE.

Ai shtoi se të dyja kuvendet i dënojnë sulmet në territorin e Kosovës dhe i bëjnë thirrje Serbisë t’i dorëzojë autorët e tyre.

Kuvendi i Kosovës dhe Shqipërisë mbledhjen e parë të dy kuvendeve e zhvilluan më 27 nëntor 2022.

Lexo edhe

Video