Kush është Fatmir Sejdiu i vogël?

Kush është Fatmir Sejdiu i vogël?

Emri i Fatmir Sejdiut, ish presidentit të Kosovës është i njohur për masën, por pak njerëz e dinë që në Kosovë ekziston edhe dikush tjetër që ka të njëjtin emër e mbiemër dhe të njëjtën datë e ditë të lindjes.

 Këtë e ka rrëfyer ish presidenti Fatmir Sejdiu në një intervistë në Glam Radio me autoren Paulina Nushi. Ai tha se Fatmir Sejdiu i vogël është nipi i tij. 

“Është gëzimi im sikur që janë edhe gëzimet e tjera 7 nipat e mbesat, ai është i veçantë, është gjashtë vjeçarë, në temat që hynë ai më befason. Ai ka lindur në të njëjtën ditë e në të njëjtën datë. Ditë e martë të 23 tetorit në vitin 1951 kam lindur unë, ai ka lindur 67 vjet më vonë në të njëjtën ditë e në të njëjtën datë”, tha Sejdiu.

 Më tutje ish presidenti Sejdiu tregon edhe diskutimet që bën me Fatmirin e vogël.


“Para dy ditësh po më pyet, a jemi ne shqiptarë, i thash po ne jemi shqiptarë. Pse ka pasur lufta te ne, i thash kur nuk ka njerëz të urtë ka edhe luftëra. Më pyeti a je ti Fatmir, i thash po, më tha po edhe unë Fatmir e atëherë babai im a i bien që është edhe djali im”, duke treguar kështu për momente të bukura që kalon me nipin e tij. 

Presidenti Fatmir Sejdiu, në një intervistë për podcastin “Me Kast”, në Glam Radio ka folur për Kosovën e 17 viteve pas shpalljes së pavarësisë duke bërë thirrje kështu që skena politika të fokusohet në mbajtjen e raporteve me ndërkombëtarët. 

“Kosova ka arritur shumë objektiva por ka shumë punë për të bërë, e para është qëndrueshmëria politike dhe ekonomike e vendit, por me sfida të shumta që kemi kryesisht vitet e fundit, këto çështje duhet t’i marrim me racionalitet. Zoti ka dhënë ndihmën e tij por po thërret njerëzit e tij që të flasin, figurativisht sepse nuk është e imja që të diktoj”, tha Sejdiu. 

 Sejdiu uroj qytetarët duke dhënë mesazhin e qartë që pa miq nuk mbahet shtëpia. 

“Puna jonë është obligim për gjeneratat e reja dhe për transmisionin më pozitiv të mundshëm edhe në edukatë edhe në zhvillim, shteti i pavarur është shancë për secilin dhe është një partneritet i nevojshëm që duhet të bëhet edhe me shtetet tjera. Pa miq nuk mbahet shtëpia”, tha Sejdiu.

Lexo edhe

Video