Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deklaroi se partia e tij është fituese e zgjedhjeve parlamentare dhe sipas tij është ajo që do ta formojë qeverinë e ardhshme.
“Ne jemi subjekti i parë, subjekti fitues i cili do ta formojë qeverinë e ardhshme, besoj që nga rezultatet preliminare të gjithë e kanë të qartë se e ata që dolën të dytit e të tretit edhe po të mblidhen bashkë nuk bëjnë sa Vetëvendosja”, tha Kurti në një konferencë për media.
LVV-ja është në koalicion me partinë Guxo dhe Alternativa.
“Pra jemi të parët dhe ky është një konfirmim për qeverisjen tonë të mirë e të mbarë, demokratike dhe progresiste. Koalicioni ynë fitues do ta formojë qeverinë e re, Kurti 3 dhe në këtë mënyrë ne do të vazhdojmë edhe ato punët të cilat i kemi nisur por edhe shumë të tjera të reja në përputhje me zotimet tona”, deklaroi Kurti.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim
/KosovaPress/