Kurti uron 8 Marsin: Gratë meritojnë lule, por edhe më shumë që të flitet për kërkesat e tyre

Kurti uron 8 Marsin: Gratë meritojnë lule, por edhe më shumë që të flitet për kërkesat e tyre

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka theksuar se rezultatet e Qeverisë për mbështetjen e grave i kanë me përgjegjësi, transmeton KosovaPress.

Albin Kurti ka shkruar në Facebook se përpjekja për sigurim të barazisë gjinore është punë e përditshme e Qeverisë.


Ai ka thënë se “gratë meritojnë lule por edhe më shumë që të flitet për kërkesat e tyre. Për nevojat e tyre jetësore që vijnë prej pabarazisë. Këtë e kemi parasysh që prej ditës së parë të Qeverisë dhe dështojmë vetëm nëse harrojmë”.

“Fokusi ynë për gratë është te çdo politikë publike. Politika shëndetësore, vërtetë të shëndetshme për gratë. Fuqizim ekonomik me punësim apo fuqizim të rolit aty ku veçse puna ishte. Mbrojtje e përkrahje viktimave të çfarëdolloj dhune si dhe përpjekje për parandalim të dhunës. Politika përkrahëse për vazhdimin e studimeve sidomos në fusha ku mungonin gratë”, ka shkruar Albin Kurti, transmeton KosovaPress.

Albin Kurti më tej ka listuar mbështetjen qeveritare për gratë në punësim, arsim, shëndetësi si dhe kategoritë e veçanta si viktimat e dhunës në familje dhe seksuale.

Lexo edhe

Video