Kryeministri Kosovës Albin Kurti ka thënë se 88 për qind e grave ndërmarrëse kanë hapur bizneset vetëfinancuese pa ndonjë hua apo mbështetje të jashtme.
Kështu u deklarua kryeministri në tryezën për fuqizimin ekonomik të grave të komuniteteve jo shumicë. Ai shtoi se përgjegjësitë e grave janë shumë më të mëdha sesa të burrave, pasi sipas tij, 6.2 orë më shumë gratë i kalojnë në përkujdesje pa pagesë.
Ndërsa, ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq, vijoi se të gjitha këto subvencione janë me qëllim që të përmirësojnë kushtet në fuqizimin e grave për integrimin socio ekonomik të komuniteteve të ndryshme.
Kjo tryezë u organizua së bashku me donatorë ndërkombëtarë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…