Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, transmeton KosovaPress.
Së bashku, biseduan rreth zhvillimeve në vend, rajon dhe Evropë.
“Pjesë e diskutimit ishin edhe të gjeturat e raportit të misionit të vëzhguesve të BE-së, që kanë evidentuar ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë. U theksua se ndërhyrje të këtilla në zgjedhje dhe shpërndarja e dezinformatave përbëjnë kërcënime ndaj demokracisë”, thuhet në komunikatë, përcjell KosovaPress.
Më tej thuhet se me ambasadorin Aivo Orav, kryeministri Albin Kurti bisedoi dhe rreth fuqizimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.