Kurti takon mikun e madh të shqiptarëve, gjeneralin Wesley Clark

Kurti takon mikun e madh të shqiptarëve, gjeneralin Wesley Clark

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim gjeneralin Wesley Clark, njëherësh ish-komandant suprem i NATO-s gjatë luftës në Kosovë e që vazhdon të mbetet mik dhe përkrahës i popullit dhe shtetit tonë.

I shoqëruar nga i biri që i ka përtërirë emrin dhe bashkëpunëtorë nga vende të ndryshme, ushtaraku amerikan u interesua mbi planet zhvillimore të Kosovës në një kohë të ndryshimeve dhe mundësive të mëdha në botë.


Në takim u diskutua mbi progresin që ka arritur Kosova, zhvillimet aktuale rajonale dhe mundësitë e bashkëpunimit.  

Kurti falënderoi Clark për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për vendin tonë, duke thënë se populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj tij.

Lexo edhe

Video