Kurti shkroi në Librin e Ngushëllimeve për viktimat e tragjedisë në Koçan

Kurti shkroi në Librin e Ngushëllimeve për viktimat e tragjedisë në Koçan

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, ku shkroi në Librin e Ngushëllimeve dedikuar viktimave të tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Shënimi i plotë i Kryeministrit Kurti:


Tragjedia në Koçan të Maqedonisë së Veriut është nga ato ngjarje të rënda kur ne ndjejmë se fjalët nuk shprehin dot përmasat e dhembjes dhe pikëllimit.

Në emër të qytetarëve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet e mia të thella e të sinqerta për familjarët që i kanë humbur më të dashurit e tyre dhe për qytetarët dhe institucionet e Maqedonisë së Veriut.

Përndryshe, siç ka raportuar KosovaPress të dielen,si pasojë e zjarrit që përfshiu një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, kanë vdekur 59 persona dhe janë lënduar 196 të tjerë.

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video