Sistemi për ruajtjen e energjisë përmes baterive do ta stabilizoj sistemin elektroenergjetik të vendit dhe do ta ul koston e importi të energjisë.
Kështu tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e organizuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCA Kosova), lidhur me procedurat e parakualifikimit për Dizajnimin dhe Ndërtimin e Sistemeve të Mëdha për Ruajtjen e Energjisë përmes Baterive.
Kryeministri, Kurti u shpreh se me këtë sistem të ruajtjes së energjisë do të rritet siguria dhe besueshmëria e furnizimit me energji.
Ai shtoi se 125 megavat të këtij sistemi do të operojnë nën Korporatën e Energjisë dhe 45 megavat të tjera nën KOSTT.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u shpreh se programi Compact ka qenë vendimi i duhur për sistemin energjetik në Kosovë.
Ajo tha se realizimi i këtij projekti do t’i kursejnë sistemit elektroenergjetik të Kosovës më shumë se 15 milionë euro në vit.
Drejtori Vendor Rezident i Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit, Rinor Gjonbalaj tha se sistemi i ruajtjes së energjisë do të jetë i pari në rajon.
Sipas tij përmes baterive do të ofrohet qëndrueshmëri në energji.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…