Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur sot për lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Resul Makreshi. Sipas Kurtit se pozita e tij e punës ka qenë pjesë e marrëveshjes së koalicionit të LVV-së dhe PDAK.
Rreth emërimit të Agim Hysenit si zëvendësministër i ri në MINT, ka reaguar sot Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës, e cila ka shprehur shqetësimin e saj, për veprimin e kryeministrit Kurti. Përmes një komunikate për media, kjo parti thotë se Hyseni “ishte i dënuar dhe i burgosur për keqpërdorim fondesh”.
Kurti në konferencën e thirrur për media u pyet lidhur me këto reagime, ndërkaq u kundërpërgjigj duke thënë se nuk është arritur të shqyrtohet çka po flitet, por nëse sipas tij është lajm i vërtetë, atëherë do të merren masa.
“Me partinë e cila i përfaqëson ashkalinjtë në Kuvendin e Republikës dhe në qeverinë tonë, unë jam në koalicion, prandaj zëvendësministri nga radhët e tyre është si emër i veçantë pjesë e marrëveshjes sonë të koalicionit. Tash, ne ende nuk kemi arritur ta shqyrtojmë krejt çfarë thuhet për zëvendësministrin e ri, por kur ta bëjmë këtë do ta marrim veprimin apo vendimin adekuat”, tha Kurti.
Ndërsa, ministri Murati i pyetur për ligjin e punës që nuk ka arritur të miratohet këtë vit pavarësisht premtimeve, shtoi se parashihet të bëhet një ndryshim plotësim para se të shkohet me aplikimin e të gjithë direktivave të BE-së.
Ndërkaq, arsyeja pse po vonohet kaq shumë, Murati ka theksuar se është çështja e lehonisë dhe pushimit prindërorë, gjë për të cilën po parashihet të krijohet një institut i ri, i cili do të bëjë menaxhimin e një fondi të ri në të cilin do të bëhen pagesat për përfitimet e sigurimeve shoqërore.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…