Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se askush nuk ka pritur qëndrim ndryshe nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për Listën Serbe, nënkryetari i së cilës e ka pranuar se ka kryer sulm terroristë në veri të Kosovës.
Kurti në konferencën për media, ka thënë se ata që e themeluan Listën Serbe dhe e kanë përkëdhelur në pushtet për shumë vite, ata tash nuk e mbështeten Listën Serbe.
Sipas tij, do të ishte e palogjikshme që dy anëtarët e saj në KQZ do të prezantonin ndonjë qëndrim tjetër për Listën Serbe.
Kurti: Ata që e themeluan dhe përkëdhelen Listën Serbe tash nuk e mbështeten Listën Serbe
Video
“Ndonëse për certifikimin e Listës Serbe nuk kanë pasur nevojë për dy të Vetëvendosjes, se ata që e themeluan listën serbe dhe e kanë përkëdhelur në pushtet për shumë vite, ata tash nuk e mbështeten listën serbe, prej Vetëvendosjes nuk ka pasur askush pritje të këtilla, prandaj ne jemi adresa e gabuar për këso lloj diskutimesh çfarë po bëhen”, tha ai.
Ai është pyetur nëse Listën Serbe do ta shpallin si organizatë terroriste, ku tha se bëhet fjalë për një parti politike që është e ndryshme me dy organizatat që janë shpallur terroriste dhe i mbetet organeve të drejtësisë të sjellin dëshmi për lidhjet e tyre.
Marketing

Mario Karaj intervistë ekskluzive për “USA Today”: Spitali…
- February 26, 2025

Eksperti i Google po vjen në Kosovë: Mundësi…
- February 21, 2025

LALIGA një dekadë në Artmotion – Rivaliteti i…
- February 20, 2025
Lexo edhe
Video

Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në…
- March 6, 2025

Skeningu neonatal për herë të parë në Kosovë
- March 6, 2025

Krerët e shtetit bëjnë homazhe në Prekaz
- March 6, 2025