Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një tubimi në Ferizaj ka folur për dy subjektet politike Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës duke thënë se janë bërë si njëra tjetra.
Sipas Kurtit qytetarët do ta vazhdojnë ndryshimin me Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se PDK e LDK nuk janë ndryshimi por “ndryshku”.
“Këta të LDK-së janë ba si PDK-ja, pare edhe reklamë, e kundërta e Rugovës. E këta të PDK-së janë ba si LDK-ja, pacifista edhe të hutuar, e kundërta e UÇK-së. Pra PDK-ja janë bërë si LDK-ja, e LDK-ja janë bërë si PDK-ja. E sa më shumë që bëjnë gara për vendin e dytë qaq më shumë të njëjta po bëhen sepse ndryshimi është Vetëvendosja sepse ajo që është ndryshe është Lëvizja jonë sepse ndryshimi ka ndodh më 14 shkurt 2021 sepse ndryshimi vazhdon sepse ndryshimi forcohet më 9 shkurt 2025 dhe sepse PDK e LDK, LDK e PDK nuk janë ndryshimi por janë ndryshku I cili mbaroi e shkoi”, ka thënë Kurti.