Kurti ndërlidh sulmet e fundit në veri me ato ajrore të Rusisë në Ukrainë

Kryeministri Albin Kurti ka ndërlidhur sulmet e fundit terroriste në veri të vendit me ato të Federatës Ruse ndaj infrastrukturës kritike në luftën në Ukrainë, duke thënë se Serbia po përpiqet të kopjojë metodat ruse për destabilizimin e Kosovës, por nuk do t’i arrijë në këtë drejtim.

Ai këto komente i bëri sot në një konferencë të përbashkët për media me ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli pas masave të fundit të ndërmarra nga institucionet e Kosovës për ngritjen e sigurisë si rezultat i sulmit terrorist në kanalin e “Ibër-Lepencit” në Zubin Potok.  

Kurti ka thekuar se dëmet direkte financiare vetëm nga importi me energji do të ishin 2.5 milionë euro në ditë dhe 100 mijë euro tjera në ujë.

Për më tepër, i pari i Qeverisë së vendit theksoi se ky sulm duket se ka ndërlidhje me sulmet ajrore të Federatës Ruse kundër Ukrainës, sulme këto që ishin të orientuara kundër infrastrukturës energjetike në kushte dimri.  


Kryeministri Kurti ka folur serish rreth autorit të sulmeve terroriste të 23 shtatorit në Banjska Milan Radoiçiq, i cili vazhdon të qëndrojë i lirë në Serbi, duke thënë se ky paraqet një mesazh të qartë për të tjerët të kryejnë akte terroriste në Kosovë.  AI ka thënë se Serbia nuk ka ndërmarrë asnjë hap për ta parandaluar terrorizmin, por vazhdon të mbështesë grupet terrorist me armë dhe logjistikë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se ka pasur një mobilizim urgjent të institucioneve dhe ndërmarrjeve relevante, pas sulmit terrorist.

Ajo tha se mbrëmë furnizimi në KEK ka arritur nivel optimal, ndërkohë që Ibër-Lepenci ka arritur të rrisë gradualisht rrjedhën e ujit në kanal.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Lexo edhe

Video