Kurti, më i votuari në Kosovë

Kurti, më i votuari në Kosovë

Të mërkurën në mbrëmje ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve derisa KQZ-ja është e obliguar që të presë të paktën 48 orë para se të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.

Sipas rezultatit preliminar të këtyre zgjedhjeve kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në zgjedhjet përgjithshme 2025, ka marr 337 mijë e 101 vota, duke u bërë kështu personi më i votuar në Kosovë, derisa LVV ka arritur të fitoj 396 mijë e 22 vota, raporton KosovaPress.


Sipas këtyre rezultateve Albin Kurti e ka kaluar me vota presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, e cila si lidere e Listës Guxo në zgjedhjet e vitit 2021 ishte personi më i votuar në Kosovë me 300 mijë e 788 vota.

Ndryshe në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, Vjosa Osmani, kishte garuar në kuadër të listës së Vetëvendosjes ndërsa kreu i LVV-së, Albin Kurti nuk ishte lejuar që të garojë për deputet, për shkak të një dënimi të formës së prerë, për hedhje të gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit.

Lexo edhe

Video