Kurti: Kurrë nuk kemi pasur një ushtri më të fortë se sa sot

Kurti: Kurrë nuk kemi pasur një ushtri më të fortë se sa sot

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se Kosova nuk ka pasur asnjëherë ushtri më të armatosur dhe të pajisur se sot. Në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kurti tha se po ruhet tradita e nisur 26 vjet më parë.

Ai theksoi se më 6 mars të vitit 199 u përgatit shënimi i Epopesë së UÇK-së, ku ishte paraparë edhe rreshtimi i njësiteve ushtarake, raporton KosovaPress.

Kurti shtoi se trashëgimia e rezistencës së Jasharëve është në krye dhe në frymën drejtuese të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Kurti tha se rreshtimi i kuadrateve ka traditën nga 6 marsi i vitit 1999.


Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se FSK së shpejti do të bëhet edhe prodhuese e municioneve ushtarake.

Në kazermën “Adem Jashari” është organizuar ceremonia e rreshtimit të kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në shënim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

5,6 dhe 7 marsi njihet si Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u vranë 59 anëtarë të familjes Jashari pas rezistencës treditore të forcave të armatosura serbe.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Lexo edhe

Video