Kurti kujton Faik Rexhepin: Ishte një patriot që u bë simbol i ngjarjeve politike të Kosovës

Nën patronazhin e Zyrës së Kryeministrit është mbajtur të martën mbledhja komemorative për Faik Rexhepin, protestuesin qëndrestar, i cili 35 vjet më parë ishte ulur këmbëkryq në mes të sheshit të Prishtinës, në kohën kur policët e regjimit serb i ndiqnin pas në vitin 1990.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se Rexhepi është shndërruar në simbol të rezistencës kundër regjimit serb.


Ai tha se përmes qëndrimit stoik, Rexhepi nga një protestues u bë simbol i ngjarjeve të veçanta politike të Kosovës.

E bija e Faik Rexhepit, Albana Rexhepi-Drella, tha se përmes qëndrimit stoik të babait të tij kundër regjimit serb ai u bë burim i shpresës dhe frymëzimit për të gjithë popullin shqiptar.

Faikun e kujtoi edhe miku i tij Dibran Gashi. Faik Rexhepi në gusht të vitit 1990 bashkë me shumë qytetarë të tjerë kishin dal ta prisnin një delegacion të Kongresit amerikan, ku policia serbe atëherë kishte ndërhyrë që ta shpërndante masën. Mirëpo i vetmi që nuk kishte lëvizur nga vendi ishte Faiku, i cili u ulë këmbëkryq midis trumës. Në vendin ku protestoi Faiku tashmë është një monument me figurën e tij, në shenjë nderimi për veprën e tij./KosovaPress/

Lexo edhe

Video