Kurti: Komunave nuk mundemi me zor me ua dërguar çerdhet

Kurti: Komunave nuk mundemi me zor me ua dërguar çerdhet

Kryeministri  dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti ka thënë se për katër vite i kanë ndërtuar dhe rinovuar 65 çerdhe me 36 milionë euro, kurse, të tjerët për 17 vite i kanë ndërtuar vetëm katër çerdhe.

Kurti në tubimin e mbajtur në Prishtinë, e filloi me betimin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. E as në këtë tubim nuk munguan premtimet politike. Në listën e premtimeve të kryeministrit ishte rritja e pagës minimale nga 350 euro në 500 euro.

Pos premtimeve kryetari i LVV nuk kurseu as thumbimet ndaj subjekteve tjera politike, ku edhe ia përmendi ndërtimin dhe renovimin e 65 çerdheve në Republikën e Kosovës.


“Ne komunave çerdhet për fëmijë me zor nuk mundemi me ua dërguar, sistemi i arsimit në Kosovë nuk është i centralizuar si në Shqipëri. Prandaj kërkesa të patrajtuara nga komunat për çerdhet nuk ka. 65 çerdhe i kemi ndërtuar për katër vjet me 36 milionë euro, e ata para neve me 1.2 milionë euro për 17 vjet vetëm 4 çerdhe”, tha ai.

Kurti premtoi ekonomi e arsim shumë më të fuqishëm në mandatin e tij të radhës, andaj kërkoi nga qytetarët e mbledhur votën e tyre.

Tubimi në Sallën e Kuqe përfundoi me prezantim të disa prej kandidatëve për deputetë të Lëvizjes së Vetëvendosjes.

Lexo edhe

Video