Kurti kërkon mbështetjen e qytetarëve të Rahovecit

Kurti kërkon mbështetjen e qytetarëve të Rahovecit

Tubimi i radhës për Lëvizjen Vetëvendosje të enjten u zhvillua në komunën e Rahovecit. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri aktual, Albin Kurti u prit në palestrën e sportit të këtij qyteti.

Kurti në disa tubime, u është drejtuar qytetarëve se me “9 shkurt nuk do ketë zgjedhje, por referendum”, e këtë e tha edhe sot në Rahovec.

Ai edhe në këtë tubim u zotua për premtimet e tij para qytetarëve. Rahoveci tha se është kryeqytet i bujqësisë, ku premtoi mbështetje të mëtutjeshme.


Kurti gjatë fjalimit të tij tha se për katër vjet qeverisje, janë ndërtuar dhe rinovuar 65 kopshte, kurse për 17 vitet e kaluara janë ndërtuar vetëm 4 çerdhe.

Kurti nga Rahoveci kërkoi 15 mijë vota për Lëvizjen Vetëvendosje.

Pak para përfundimit të tubimit kryeministri, Kurti zëvendësoi 10 ditët e fundit të fushatës, si “10 ditët e fundit të muajit të Ramazanit”.

“10 ditët e fundit të fushatës janë si 10 ditët e Ramazanit, janë më të vështira por pikërisht 10 ditët e fundit duhet me i dhënë zor më shumë e pas Ramazanit vjen festa e Bajramit, e festa e Bajramit e ka numrin 118 e ka emrin Vetëvendosje dhe ju ka juve që festoni bashkë”, u shpreh ai./KosovaPress

Lexo edhe

Video