Kurti: Jemi në rrugën e përcaktuar nga Epopeja e UÇK-së

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Jasharajt dhe të tjerët që prehen në Prekaz janë emrat absolut të lirisë së Kosovës.

Kurti në mbledhjen solemne të qeverisë për nder të 27 vjetorit e Epopesë së UÇK-së, tha se në katër vjet qeverisje kanë ecur në rrugën e përcaktuar nga kjo epope. Përkitazi me këtë, kreu qeveritar theksoi se çdo përvetësim i Epopesë dhe i luftës është korruptim i idealit të saj. Sipas tij, “Prekazi u përket të gjithë shqiptarëve”, raporton KosovaPress.  

Duke cituar fjalë të Rifat Jasharit, i cili pati thënë se “mbi luftën e gjakun, të gjejmë një gjuhë të përbashkët”, e “të jemi të një gjuhe për t’u ndarë një herë e mirë prej Serbie, e pastaj kemi kohë për t’u marrë me të gjitha tjerat”, Albin Kurti tha se qeveria e tij e ka mbajtur këtë ritëm dhe se për një gjë të tillë është krenar.

Ai tha se çdo kompromis me Epopenë dhe përcaktimin e saj është  pazar me qenien dhe lirinë e vendit.


Sipas tij, sovraniteti është një emancipim, andaj çdo lëshim në kufij apo në veri në të kaluarën ishte vetëm një korruptim i sovranitetit.

Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti tha se çdo përvetësim i Epopesë dhe luftës është korruptim i idealit të saj.

Krahas këtyre, Kurti tha se qeveria nuk do të kursejë asgjë për të ndërtuar një kompleks memorial të rëndësishëm ndërkombëtarisht, i cili kujtimin për veprën heroike të familjes Jashari do të shndërrojë në përjetësi.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Lexo edhe

Video