Kurti i gatshëm ta mbështes Rushitin për nominimin e Çmimit Nobel

Kurti i gatshëm ta mbështes Rushitin për nominimin e Çmimit Nobel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu kanë pritur në takim përfaqësues nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

Kurti përgëzoi Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe aktivisten Feride Rushiti për suksesin e nominimit për Çmimin Nobel për Paqe, nominim, i cili u bë nga deputeti i Parlamentit suedez, Magnus Jacobsson.


Kryeministri shprehu gatishmërinë për mbështetjen e parezervë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për këtë nominim.

“Këtij urimi dhe gatishmërie për përkrahje, iu bashkua edhe ministrja Haxhiu, e cila theksoi se ky nominim vjen si pasojë e punës së madhe të organizatës dhe përfaqësuesve të saj për adresimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si dhe shtoi rëndësinë e vazhdimit e fuqizimit të bashkëpunimit të Ministrisë së Drejtësisë me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës”, thuhet në njoftim.

Kurti ka vlerësuar punën e çmueshme të QKRMT-së, duke veçuar rëndësinë e grumbullimit të bazës së të dhënave dhe dëshmive të të mbijetuarve të torturës e dhunës gjatë luftës në Kosovë.

Lexo edhe

Video