Krerët institucional në 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës kanë bërë homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kujtuan kontributin e jashtëzakonshëm të veprimtarit Demaçi për lirinë dhe të drejtat e popullit shqiptar duke theksuar se sakrifica dhe përkushtimi i tij do të mbeten përherë në kujtesën kombëtare.
Kurti dhe Osmani së bashku me kabinetet e tyre kanë bërë nderime pranë Monumentit të të Pagjeturve dhe Memoriali i Fëmijëve të vrarë.
Paraprakisht Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje festive.
Ndërsa, për shënimin e ditëlindjes së 17 të shtetit të Kosovës ekzekutivi ka organizuar një sërë aktivitetesh përfshirë homazhe e ngjarje kulturore.
/KosovaPress/