Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës detyrim moral dhe historik për të gjitha gjeneratat

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se dokumentimi i krimeve të luftës është detyrim moral dhe historik për të gjitha gjeneratat në Kosovë.

Ai në prezantimin e raportit 1-vjeçar të Institutit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, tha se institucionet po krijojnë bazë të fuqishme për të luftuar mohimin e të vërtetës nga Serbia.

Kreu qeveritar, akuzoi estabilishmentin aktual të Serbisë për glorifikim të dhunës dhe mohim të gjenocidit në Kosovë. Madje sipas tij, të njëjtit po ringjallin ambiciet hegjemoniste të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Kurti bëri të ditur se instituti gjatë këtij viti ka grumbulluar rreth 190 metra gjatësi të materialit arkivorë dhe 15 terabajtë material digjital, video, audio e foto, që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.


Në anën tjetër, drejtoriInstitutit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, tha se përkundër vështirësive të shfaqura janë grumbulluar dëshmitë për dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë. Ai shtoi se prioritet kryesor në vitin 2025 është funksionalizimi i plotë i këtij institucioni si dhe grumbullimin e materialeve edhe në shtetet e rajonit.

Në tryezën e prezantimit të këtij raporti ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ndryshëm të institucioneve të Kosovës. Pas fjalimit të kryeministrit Kurti dhe drejtorit Hetemi, takimi u mbyll për media.

Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë është themeluar në nëntor të vitit 2023.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Lexo edhe

Video