Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe votimi i personave me nevoja të veçanta.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha për KosovaPress se ky proces pritet të përfundojë të mërkurën në mbrëmje.
“Në QNR po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe votimi i personave me nevoja të veçanta. Po planifikojmë që ky proces të përfundojë sot, në mbrëmje”, tha ai, shkruan KosovaPress.
Sipas të dhënave të përditësuara të KQZ-së më 4 mars në ora 23:02, deri më tash janë numëruar 78.57 për qind e votave me kusht.
Te votat me kusht prin Lëvizja Vetëvendosje me 40.21 për qind, apo 2 mijë e 634 për qind vota.
E dyta në renditje është Partia Demokratike e Kosovës me 18.11 për qind apo 1 mijë e 186 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.54 për qind apo 887 vota, raporton KosovaPress.
Lista Serbe në votat me kusht ka marrë 11.37 për qind apo 745 vota, derisa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në koalicion me Nismën, kanë marrë 6.21 për qind apo 407 vota.
Ndërkaq, të martën ka përfunduar edhe numërimi i votave të ardhura përmes postës./KosovaPress
https://kosovapress.com/keto-jane-rezultatet-nga-numerimi-i-78-57-per-qind-e-votave-me-kusht