Kuqezinjtë dominojnë në Air Albania

Kuqezinjtë dominojnë në Air Albania

Të përzgjedhurit e Sylvinho po dominojnë edhe në 45 minutat e dyta në përballje me Andorrën, transmeton KosovaPress.

Kuqezinjtë pas 75 minutave lojë vazhdojnë të ruajnë sigurt epërsinë e arritur me dy golat e Rej Manajt, pas asistimeve të Kristijan Asllanit dhe Armand Brojës në minutat 9 dhe 19.

Trajneri Sylvinho ka kryer në minutën e 67-të zëvendësimin e parë, ku në vend të Berat Gjimshitit ka ngritur nga stoli Marash Kumbullën. Ndërsa në minutën 75, në vend të Armand Brojës ka hyrë Myrto Uzuni.


Në të njëjtën kohë në Wembley, Anglia avancon ndaj Letonisë me rezultatin 2:0 dhe sigurt vazhdon të mbajë vendin e parë në grupin K me 6 pikë. 

Lexo edhe

Video