Kanë përfunduar tri nga katër ndeshjet e Kupës së Kosovës që janë në program për ditën e sotme, të vlefshme për 1/8 të finales së këtij kompeticioni.
Malisheva ka vazhduar tutje pasi e ka mposhtur Dinamon e Ferizajt me rezultat 2-0, ashtu siç ka bënë një hap tutje në këtë garë edhe Llapi që e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 2-0, raporton KosovaPress.
Ndeshja tjetër që ka nisur në të njëjtin orar, ajo ndërmjet Dritës dhe Dukagjinit ka shkuar në vazhdime pasi rezultati pas 90 minutave ishte 0-0.
Ndërsa nga ora 17:00 do të ballafaqohen edhe Prishtina me Dukagjinin.