Kukaj: Mbështetjen e qytetarëve do ta shndërrojmë në punë të ndershme

Kukaj: Mbështetjen e qytetarëve do ta shndërrojmë në punë të ndershme

Kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Diellza Kukaj ka marrë mbështetje nga banorët në Çallapek para të cilëve të enjten kanë spalosur projektin e AAK-së për Kosovën Fituese.


“Mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme do ta shndërrojmë në punë të ndershme për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, mirëqenie për të gjithë, arsim cilësor, zhvillim ekonomik, më shumë mundësi për të rinjtë dhe një rol më të fuqishëm për gratë në shoqërinë tone”, ka shkruar Kukaj në Facebook.

Lexo edhe

Video