Kandidatja për deputete nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Diellza Kukaj ka treguar për mbështetjen që ky koalicion ka marrë në Lugun e Drinit.
“Mbështetja juaj është dëshmi e vendosmërisë për një shtet të fortë, me ekonomi të zhvilluar dhe me një rrugë të qartë drejt NATO-s”, shkroi ajo.
Ajo tha se më 9 shkurt Lugu i Drinit dhe mbarë Kosova zgjedhin fitoren.
“Në Lugun e Drinit, ku qëndresa dhe vlerat e atdhedashurisë janë trashëguar brez pas brezi, sot u dëshmua se Kosova Fituese është forca e popullit! Mbështetja juaj është dëshmi e vendosmërisë për një shtet të fortë, me ekonomi të zhvilluar dhe me një rrugë të qartë drejt NATO-s. Ne po ecim drejt fitores jo vetëm si parti, por si një lëvizje që beson në një të ardhme më të sigurt për çdo qytetar”, shkroi Kukaj ne Facebook.
Artikull i sponsorizuar