Kandidatja për deputete nga koalicioni për “Kosovën Fituese”, Diellza Kukaj ka thënë se në Mitrovicë dhe Vushtrri, dy qytetet e traditës dhe vlerave u mbajtën tubime madhështore që vulosën mbështetjen për vizionin e Aleancës drejt Kosovës Fituese.
Kukaj ka shkruar në Facebook se me përkushtimin e qytetarëve dhe udhëheqjen e Ramush Haradinajt po ecin të bashkuar drejt një të ardhmeje më të mirë, ku secili qytetar gjen shpresë dhe mundësi.
“Bashkë po ndërtojmë Kosovën që duam”, ka shkruar ajo.