Kryeministri i Polonisë ka thënë se Bashkimi Evropian ka rënë dakord se duhet të jetë gati për të mbrojtur veten kundër një sulmi rus në pesë vjet.
Donald Tusk tha se vendet e BE-së që aktualisht shpenzojnë më pak për mbrojtjen, hezitojnë të pranojnë planin që do të përgatitet deri në vitin 2030.
“Prapa skenës… ngjallte disa emocione. Sidomos në vendet që shpenzojnë pak për mbrojtjen tani. Ka disa vende të mëdha që ende shpenzojnë shumë pak. Dhe ata nuk duan të shpenzojnë më shumë. Tani për tani,” tha ai në një konferencë për shtyp pas një samiti të BE-së në Bruksel.
“Deri në vitin 2030 Evropa duhet të jetë, për sa i përket ushtrisë, armëve, teknologjisë, qartësisht më e fortë se Rusia. Dhe do të jetë,” shtoi ai, transmeton KosovaPress.