Kurti priti në takim ambasadorin e Suedisë

Kurti priti në takim ambasadorin e Suedisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti takoi të mërkurën ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend.

“Në fillim të takimit, ambasadori Westerlund e uroi kryeministrin Kurti për rezultatin e zgjedhjet e 9 shkurtit. Bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, mbarëvajtjen e procesit të numërimit të votave dhe për hapat e formimi të institucioneve në legjislaturën e 9-të të Kuvendit të Republikës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet e përgjithshme më 9 shkurt ku kanë votuar 40% e qytetarëve me të drejtë vote.


Nga rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me Guxo dhe Alternativa ka dalë fituese me 40.96%, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.55%, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.10%, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në koalicion me Nismën me 7.52%.

Në njoftim thuhet se Kurti dhe diplomati suedez diskutuan edhe për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Suedi, për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë e reja.

“Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Westerlund për mbështetjen e vazhdueshme, që Suedia i ka dhënë Kosovës dhe për angazhimin e tij në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video