Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka pranuar me krenari rrënjët e tij arbëreshe nga Barletta e Pulias, përpara ambasadorit shqiptar në Canberra dhe komunitetit shqiptaro-australian.
Qyteti i Barletës shtrihet në jug të Italisë, në rajonin e Pulias. Një komunitet i madh arbëreshësh jeton në aty, ku besohet se jetojnë rreth 100 mijë arbër dhe nga ky komunitet është edhe babai i kryeministrit australian.
“Diku në të kaluarën time, pa dyshim që kam një lidhje shumë të drejtpërdrejtë me Shqipërinë. Barletta ndahet vetëm nga uji me Shqipërinë”, u shpreh ndër të tjera Albanese ndërkohë që fliste gjatë ceremonisë së “Miqve shqiptarë të Parlamentit”, shkuan Tch, transmeton KosovaPress.
Anthony Albanese është djali i një marinari, Carlo Albanese nga jugu i Italisë, por me një nënë australiane (me origjinë irlandeze).
“Australian PM Anthony Albanese proudly acknowledged his Albanian roots from Barletta, Puglia, in front of the Albanian Ambassador to Canberra and the Albanian-Australian community. A moment of shared heritage and connection! ????? #AlbanianRoots #AnthonyAlbanese” pic.twitter.com/63sMsPHnBE
— Sami Flamuri???? (@SamiFlamuri) November 25, 2024