Në protestën e opozitës në Shqipëri ka tensione të forta, Flamur Noka shtyhet dhe përplaset me shefin e komisariatit numër 1.
“Kriminel, ka policë me kallash”, ka thënë Noka, shkruan TCh, transmeton KosovaPress.
Protesta e sotme e opozitës është shoqëruar me incidente të shumta, ku përpos shiut, ka pasur edhe përplasje mes protestuesve dhe policisë së shtetit
Pak orë më parë ka nisur protesta e opozitës në Shqipëri, në kuadër të mosbindjes civile për ngritjen e qeverisë teknike.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është bashkuar protestës në kryeqytet. Në e tij përshëndetëse, Berisha theksoi se nuk ka kthim pas deri në krijimin e një qeverie teknike.
Lajmi në përditësim…
https://kosovapress.com/nis-protesta-e-opozites-bllokohen-akse-rrugore-ne-tirane