Kreu i ri i NALT rikonfirmon mbështetjen për organizatat e sigurisë në Kosovë

Kreu i ri i NALT rikonfirmon mbështetjen për organizatat e sigurisë në Kosovë

Gjeneral brigade Sven Lange nga ushtria gjermane mori sot drejtimin e Ekipit Këshillimor dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), në një ceremoni të Transferimit të Autoritetit, duke pasuar brigadierin gjerman Christian Nawrat, i cili drejtoi NALT që nga prilli 2024.

Drejtori i ri i NALT-së, gjeneral brigade Sven Lange, vlerësoi arritjet e paraardhësit të tij.

“Jam i bindur se emërimi i një drejtori të ri për të mbikëqyrur këtë mision sjell perspektiva dhe udhëheqje të reja, duke ruajtur synimet dhe objektivat thelbësore të këtij misioni të rëndësishëm”, theksoi ai.


Ndërsa gjeneral brigade Christian Nawrat ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e tij me organizatat e sigurisë në Kosovë.

“Nëse doni të jepni këshilla të mira, fillimisht duhet të mësoni diçka vetë. Dhe ka shumë për të mësuar në Kosovë. Gjatë vitit tim këtu, kam mundur të mësoj shumë për organizatat e sigurisë së Kosovës, por edhe më gjerë. Unë jam thellësisht mirënjohës për këtë.”

Kujtojmë, gjeneral brigade Lange ka karrierë ë shquar në forcat e armatosura gjermane, pasi ka shërbyer në pozita të larta në Kolegjin Gjerman të Komandës dhe Shtabit, Ministrinë Federale Gjermane të Mbrojtjes dhe Shtabin e NATO-s.

Që nga gushti 2016, misioni i NALT-së është të ofrojë mbështetje për ngritjen e kapaciteteve për zhvillimin e mëtutjeshëm të organizatave të sigurisë në Kosovë, përfshirë FSK-në, raporton KosovaPress.

Lexo edhe

Video