Banka e Shqipërisë bën të ditur se raporti i kredive me probleme zbriti në muajin janar 2025, në nivelin 4,12%, nga 4,88% që kishte qenë në janar 2024.
Sipas BSH-së, kredia e klasifikuar me probleme është në vlerën 346 milionë euro, nga 361 milionë euro që ishte në janar 2024. Ndërsa totali i kredisë së dhënë për ekonominë në fund të janarit shënoi 8,4 miliardë euro, nga 7,4 miliardë euro që ishte në janar 2024, raporton ATSh.
Ekspertët vlerësojnë se, ndikim pozitiv në pagimin në kohë të kësteve të kredive ka dhënë ulja e normave të interesit për të gjitha kreditë si në valutë, ashtu edhe në monedhën kombëtare, transmeton KosovaPress.
Ulja e interesave i ka bërë më të lira këstet, ndërkohë që edhe zhvlerësimi i valutave po ashtu ndikon pozitivisht në kthimin e kredive që janë marrë në monedhë të huaj.