Ismet Krasniqi është rizgjedhur si President i Komitetit Olimpik të Kosovës edhe për katër vitet e ardhshme.
Në Asamblenë Zgjedhore të Komitetit Olimpik të Kosovës, Krasniqi ishte kandidat i vetëm për postin e presidentit dhe ai u votua me aklamacion nga 89 delegatët e pranishëm në këtë asamble.
Në fjalimin e tij menjëherë pas zgjedhjes, Krasniqi tha se në katër vitet e ardhshme prioriteti kryesor do të jetë fokusi tek zhvillimi i gjeneratave të reja por edhe arritja e rezultateve edhe më të mëdha në arenën ndërkombëtare si dhe rritjen buxhetit të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Krasniqi: Infrastruktura dhe frymëzimi i brezave të rinj në sport janë objektivat e mia në mandatin e ri
“Objektivi ynë i përbashkët mbetet i qartë, ta rrisim Kosovën në skenën ndërkombëtare të sportit duke siguruar që sportistët tanë të kenë çdo mundësi për të shkëlqyer dhe për të dëshmuar se vlera, pasioni dhe talenti nuk njohin kufinjë. Së bashku do të avokojmë për një përfaqësim më të madh të Kosovës në organizatat ndërkombëtare të sportit…Një nga angazhimet tona më të mëdha do të jetë përgatitja për Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’, ky është momenti ynë histtorik për t’i dëshmuar botës se Kosova nuk është vetëm pjesëmarrëse por edhe një organizatore dinjitoze e ngjarjeve të mëdha multisportive. Do të punojmë për të përmirësuar infrastrukturë, për ta mobilizuar komunitetin dhe për të krijuar një atmosferë ta papërsëritshme që t’i frymëzojë brezat e rinj”, deklaroi Krasniqi.
Më poshtë është renditja e plotë e përbërjes së Bordit të ri të Komitetit Olimpik të Kosovës:
𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭
Ismet Krasniqi
𝐍ë𝐧𝐩𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭ë:
Milaim Kelmendi (skitari)
Arben Fetahu (basketball)
Gazmend Maxhuni (triatlon)
Musa Selimi (sporti universitar)
𝐀𝐧ë𝐭𝐚𝐫ë 𝐭ë 𝐁𝐄:
Distria Krasniqi (përfaqësuese e sportistëve)
Besire Domaniku (mundje)
Florian Miftari (basketball)
Bahri Gjinovci (volejboll)
Avni Nuha (çiklizëm)
Vjollca Krasniqi (futboll)
Teuta Beselica Berbati (ragbi)
𝐌𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐨𝐳𝐢𝐦 𝐭ë 𝐩𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭 𝐮 𝐳𝐠𝐣𝐨𝐝𝐡ë𝐧 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐫𝐞 𝐚𝐧ë𝐭𝐚𝐫ë:
Fatos Tabaku (xhudo)
Halil Sylejmani (atletikë)
Arianit Nikçi (bjeshkatari dhe ngjitje sportive)
Paraprakisht, më këtë Asamble Zgjedhore u miratuan edhe raporti vjetor i punës së KOK ut për vitin 2024, raporti financiar si dhe plani i veprimit të Komitetit Olimpik si dhe ai financiar për vitin 2025.
Ndërsa, Besim Hasani u zgjodh president nderi i Komitetit Olimpik të Kosovës.