Krasniqi për sulmin ndaj Muhaxherit: Veprime të tilla nuk duhet të tolerohen

Krasniqi për sulmin ndaj Muhaxherit: Veprime të tilla nuk duhet të tolerohen

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar pas sulmit ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, duke e quajtur akt të ulët dhe i papranueshëm.

Ai ka shkruar në Facebook se drejtësia, duhet të vihet sa më shpejt në vend dhe veprime të tilla nuk duhet të tolerohen.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka njoftuar se pas sulmit të befasueshëm, është shëndosh e mirë.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që janë interesuar për shëndetin e tij.

“I rrethuar mes miqëve. Pas sulmit te befasishëm, jam shëndoshë e mirë. Ju falënderoj të gjithëve për interesimin”, ka shkruar ai.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikishtsot në mëngjes në rrugën “Bill Klinton”, në Pejë.


Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, e ka konfirmuar për KosovaPress se janë arrestuar të dyshuarit për sulm.

“Sot rreth orës 08:50, në rrugën Bill Klinton, është sulmuar nga perona të dyshuar. Kryetari i Komunës së Pejës i cili ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rugova.

Sipas Policisë, lidhur me rastin janë arrestuar dy perosna.

Përndryshe, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Pejë, Ali Berisha, ka dënuar ashpër sulmin ndaj kryetarit të kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.

Berisha përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se akte të tilla shëmtojnë pasqyrën tonë, qoftë si qytet, shtet e komb.

“Secili akt dhune është i papranueshëm dhe duhet të marrë epilogun meritor. Akte të tilla shëmtojnë pasqyrën tonë, qoftë si qytet, shtet e komb”, ka thënë Berisha.

Lexo edhe

Video