Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Altin Krasniqi ka thënë se ka marrë hov fryma e fitores në Shalë dhe Akllap të Lipjanit.
Ai ka shkruar në Facebook se edhe personeli shëndetësor në Prishtinë është i gatshëm për marshimin drejt fitores.
“Në Shalë dhe Akllap të Lipjanit, fryma e fitores për Partinë Demokratike të Kosovës ka marrë hov, ashtu si në çdo vend tjetër të Kosovës. Po ashtu, edhe në Prishtinë, në “Emerald”, personeli shëndetësor është i gatshëm për marshimin drejt fitores. Ora e fitores po afrohet”, ka shkruar Krasniqi.
Altin Krasniqi në listën e Partisë Demokratike e Kosovës, mban numrin 20.
Artikull i sponsorizuar