Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë ka uruar gjithë qytetarët.
Ai pas homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, derisa ka kujtuar sakrificen e atyre që kanë dhënë jetën për liri, ka nënvizuar se secili në këtë ditë duhet të frymëzohet e zotohet për të punuar më shumë për Kosovën.
Ai ka kujtuar edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, duke uruar që ky të jetë viti i fundit që shënohet dita e pavaresisë pa prezencën e tyre.
Për shënimin e ditëlindjes së 17 të shtetit të Kosovës sot janë organizuar një sërë aktivitetesh përfshirë homazhe e ngjarje kulturore.
17 vite më parë, saktësisht në ora 15:39 në një seancë të Kuvendit të Kosovës u bë shpallja e pavarësisë së Kosovës.
Në seancën historike morën pjesë 109 deputetë, nga 120 sosh, të cilët e nënshkruan edhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë seancë nuk ishin të pranishëm deputetët serb.
Shpallja e pavarësisë së Kosovës u bë nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…