Krasniqi: Kurti duhet t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale për dëshmi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Prokurorisë Speciale për dëshmi në rastin e rezervave shtetërore. Sipas tij, nëse kreu qeveritar s’ka çka fsheh nuk duhet të frikësohet, por të jep shembullin se para drejtësisë të gjithë janë të barabartë. Ai deklaron se nuk e di nëse të kaluarën ndonjë prej ish kryeministrave ka dhënë dëshmi në Zyrën e Kryeministrit, siç po kërkon shefi i ekzekutivit.

Krasniqi në një intervistë për KosovaPress kritikon kreun qeveritar edhe për qasjen siç e quan ai të ulët në raport me ish kryeministrin Hashim Thaçi.

Sipas tij, letër-këmbimi me NATO-n, i ish kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi nuk ndalon prezencën e FSK-së në veriun e banuar me shumicë serbe, mirëpo nevojitet vetëm darkodim me misionin e NATO-s në Kosovë.

Ai deklaron se kryeministri Kurti ka dëmtuar raportet me NATO-n përçka shton se me qeverinë e re brenda vitit 2025 do t’i rikuperojnë raportet me aleancën trans-atlantike.


Ai thekson se institucionet dështuan t’i bindin aleatët ndërkombëtarë se Serbia qëndron prapa sulmeve terroriste në veri.

Duke folur për pretendimet e qeverisë për shtrirje të sovranitetit dhe sundim të ligjit në veri, ai thotë se kreu qeveritar flet për atë pjesë të vendit vetëm në kuptimin propagandistik.

Megjithatë, e sheh të domosdoshme riintegrimin e plotë të serbëve në veri në institucionet kosovare.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Lexo edhe

Video