Krasniqi: Gjakova rikonfirmoi se Kosova nuk ka për të humbur

Krasniqi: Gjakova rikonfirmoi se Kosova nuk ka për të humbur

Kandidati për deputet nga Koalicioni për Kosovën fituese, Besnik Krasniqi tha se është vulosur bindja se ka ardhur fundi i fjalëve boshe, derisa tregoi për mbështetjen e marrë në Gjakovë.

Në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka shkruar se ka ardhur momenti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i sinqeritetit e përkushtimit për një Kosovë fituese.


“Gjakova rikonfirmoi sonte se Kosova nuk ka kohë për të humbur. Sonte u vulos bindja se ka ardhur fundi i fjalëve boshe. Ka ardhur momenti i AAK-së, i së vërtetës, i sinqeritetit e përkushtimit, për një Kosovë ku secili ndihet fitues pas 9 shkurtit”, ka shkruar Krasniqi.

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Krasniqi mban numrin 77.

Artikull i sponsorizuar

Lexo edhe

Video