Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së, ka përmendur përleshjet që kanë ndodhur gjatë numërimit të votave në QNR, mes tij dhe vëzhguesve të PDK e LDK-së, raporton KosovaPress.
Krasniqi, tha se kolegët e tij opozitarë, e kanë penguar procesin e numërimit, duke bërë presion që të shpallin disa fletëvotime të pavlefshme.
Sipas tij, kolegët e tij, janë munduar që ta qesin para publikut Krasniqin “në një figurë të keqe”.
Krasniqi, tha se në QNR, gjatë përleshjeve ka pasur njerëz me “precedent kriminal”, raporton KosovaPress.
“Nuk kisha pritur ndoshta më mirë prej kolegëve që të sillen edhe brenda QNR-së, që të shtynë vëzhguesit e tyre, me i paraqitë kolegët e tjerë keq, që të duket sikurse dikush po tenton me bë diçka në proces, përderisa këta vetë janë ata që e kanë penguar edhe punën brenda përmes vëzhguesve të tyre për me iu shmang të vërtetave. Nuk mundesh me thanë që nuk keni bërë presion me i shpall këto fletëvotime të pavlefshme. Ato mediumet e juaja që i paguni qysh i paguni nuk iu kanë qit ju se çka po bëni, po iu kanë vërsule dy kolegëve të juaj edhe me lejen e juaj, bile me videot që kanë siguruar vëzhguesit e juaj, se për atë mision kanë qenë me e prishë procesin. Ka pasur njerëz edhe me precedent kriminal, që kanë tentuar me i paraqitë si viktima”, tha Krasniqi, raporton KosovaPress.
Lexo edhe: https://kosovapress.com/detaje-nga-perplasja-lvv-ldk-ne-qnr