Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se do të hyjë në koalicionin e ardhshëm qeveritar vetëm me Albin Kurtin kryeministër. Krasniqi, i cili pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit ka fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës tha se vullneti i komuniteteve jo serbe që janë pjesë e qeverisë Kurti II është që të vazhdohet partneriteti edhe për një mandat tjetër.
Krasniqi, i cili është lider i partisë IRDK nga komuniteti egjiptian tha se kushtëzimet e komuniteteve të tjera jo shumicë në formimin e qeverisë së ardhshme nuk janë të dobishme, raporton KosovaPress.
“S’ka asnjë dyshim që do të jem pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar dhe do të jem vetëm pjesë e një koalicioni ku kryeministër është Albin Kurti… Unë mund të flas vetëm për vetën por nga diskutimet që i kam edhe me kolegët të tjerë në qeveri partnerë të kësaj qeverie Kurti II, vullneti i tyre është që të jenë pjesë e qeverisë Kurti III, e cila do të jetë në ardhje shumë shpejtë”, tha ai.
Sipas tij, politika e kushtëzimeve nuk funksionon, pasi partneriteti duhet të zhvillohet në besimin e ndërsjellët.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…