Krasniqi: Bekim Haxhiu, zëri autentik që gjithmonë ka qenë në shërbim të qytetarëve

Krasniqi: Bekim Haxhiu, zëri autentik që gjithmonë ka qenë në shërbim të qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka vlerësuar kandidatin për deputet, Bekim Haxhiu, si person i cili gjithmonë ka qenë në shërbim të qytetarëve.

Krasniqi ka thënë se Haxhiu – i cili mban numrin 109 në listën e PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, është zëri autentik i kritikës qeveritare.

“Luftëtar i lirisë, koleg i imi, 5 mandate kemi qenë bashkë në Kuvendin e Kosovës, zëri autentik edhe i kritikës qeveritare, zëri autentik i zhveshjes së korrupsionit të kësaj qeverie, në mënyrë të veçantë gjatë këtij mandati, zëri autentik që gjithmonë ka qenë në shërbim të qytetarëve, edhe jo vetëm në Kuvend por edhe jashtë Kuvendit i cili padyshim që ka mbështetjen e juaj edhe për këtë garë në të cilën jemi bashkë”, ka thënë Krasniqi.


Ndërkaq, Haxhiu ka thënë se do të angazhohet në shërbim të qytetarëve.

“Faleminderit kryetar Memli Krasniqi për vlerësimin tuaj! Angazhimi im do të jetë gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe vendit tonë. Bashkë mund ta bëjmë Kosovën ma mire”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Artikull i sponsorizuar

Lexo edhe

Video