KQZ pranon si donacion serverë dhe pajisje nga Gjermania

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar donacion serverë dhe pajisje përcjellëse për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve nga Gjermania.

Gjatë kësaj ceremoni u bë thirrje për proces të qetë zgjedhor dhe pjesëmarrje nga të gjithë qytetarët me të drejtë vote në procesin zgjedhor të 9 shkurtit.

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi theksoi se kjo mbështetje e shtetit gjerman do të ndikojë në përmirësimin e infrastrukturës dhe avancimin e standardeve zgjedhore në Kosovë.

Sipas tij ky donacion është një investim i madh në integritetin e procesit zgjedhor dhe në besimin e qytetarëve ndaj procesit zgjedhor.

Kryesuesi i KQZ-së, Radoniqi bëri thirrje për proces të qetë zgjedhor dhe pjesëmarrje nga të gjithë qytetarët me të drejtë vote.


Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde shprehu bindjen e tij se procesi zgjedhor i së dielën do të shkoj pa vështirësi.

Sipas tij ky donacion siguron proces zgjedhor të sigurt si dhe fuqizon organet e administrimit të zgjedhjeve duke rritur besimin e publikut.

Ushtruesja e detyrës së shefes së Misionit të OSBE-së në Kosovë, Cornelia Taylor u shpreh se si mision kanë punuar me KQZ-në për të digjitalizuar hapat kryesorë të procesit zgjedhor, në përputhje me obligimet e reja të prezantuara nga Ligji për Zgjedhjet.

Duke uruar një proces zgjedhor të suksesshëm, Taylor u shpreh se këta serverë do t’i bëjnë opsionet zgjedhore më të qasshme dhe më të lehta për përdorim.

Në Kosovë aktualisht kanë arritur edhe fletëvotimet, derisa më 9 shkurt qytetarët e Kosovës do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar për zgjedhjet e përgjithshme të rregullta për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Lexo edhe

Video