Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot do të mbajë një mbledhje, ku në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Në orën16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës me këtë rend dite”, thuhet në njoftim, raporton KosovaPress.

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar dy ankesat e fundit të lidhura me procesin zgjedhor, duke i hapur rrugë KQZ-së për certifikimin e rezultateve.
KQZ më 15 mars ka shpallur rezultate përfundimtare të zgjedhjeve.
Sipas këtyre rezultateve Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para me 42.30 për qind. E dyta ka dalë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.95 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 18.27 për qind. Derisa në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate me 7.06 për qind dhe Lista Serbe si partia më e madhe e serbëve në Kosovë me 4.26 për qind.
/KosovaPress/