Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi të enjten rekomandimin e Sekretariatit për rivlerësimin e votave me postë të cilat u shpallën të pavlefshme.
Pesëmbëdhjetë fletëvotime ishin shpallë të pavlefshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, më pas Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka urdhëruar që të njëjtat të shpallen të vlefshme, raporton KosovaPress.
Kjo bëri që sekretariati i KQZ-së të i rekomandojë këtij institucioni për hapjen e të gjitha kutive përmes postës, me qëllim që të vlerësohen fletëvotimet të cilat janë shpallur të pavlefshme.
Por, me 4 vota për, 3 abstenime u refuzua rekomandimi i Sekretariatit, raporton KosovaPress.
Kundër këtij vendimi u shpreh anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Ilir Gashi, i cili tha se ky rekomandim i sekretariatit s’ka bazë për t’u mbështetur.
Pro rekomandimit të Sekretariatit u shpreh anëtari i KQZ-së nga LVV-ja, Sami Kurteshi.
Duke folur për procesin e votimit me postë nga diaspora, Kurteshi tha se procesi është “i lënduar” dhe se pret që organet e drejtësisë duhet të bëjnë diçka, raporton KosovaPress.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim