KQZ-ja përditëson rezultatet e votave me postë, kështu renditen partitë politike

KQZ-ja përditëson rezultatet e votave me postë, kështu renditen partitë politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e numërimit të votave me postë për zgjedhjet e parlamentare të 9 shkurtit.  Përqindja e re është prej procesimit sot pasdite të të dhënave nga 23.4 për qind e vendvotimeve.

Sipas KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka 5970 vota ose 49.30 për qind në numërimin e deritashëm të votave me postë, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, raporton KosovaPress.


Nga procesimi i të dhënave prej 44 vendvotimeve nga 188 sa janë gjithsej, LDK renditet e dyta me 3 mijë e 535 ose 29.19 %. Partia Demokratike e Kosovës është e treta me 980 vota ose 8.09 për qind, ndërsa koalicioni AAK-Nisma e katërti me 710 vota ose 5.86 për qind.

Pas këtij procesi do të nis numërimi i edhe votave me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.

Lexo edhe

Video