Kosumi e Qosja nderohen me çmime në fushën e letërsisë nga MKRS-ja

Kosumi e Qosja nderohen me çmime në fushën e letërsisë nga MKRS-ja

Autori Bajram Kosumi, është nderuar sot me çmimin kombëtar për vepër jetësore “Azem Shkreli” nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Arsyeja e ndarjes së këtij çmimi për Kosumin, ishte për kontributin e tij të dhënë për publikimin e letërsisë nga burgu, sipas MKRS-së duke ruajtur të gjallë dëshminë letrare në kushte ekstreme, raporton KosovaPress.

Në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve vjetore në fushën e letërsisë është thënë se Kosumi është dëshmuar në letërsinë shqipe qoftë me studimet e tij shumëdimensionale, ashtu edhe me krijimtarinë e tij të veçantë.


Kosumi, u shpreh se ky çmim dëshmon për rëndësinë e letërsisë dhe të artit.

Ndërsa, autori Rexhep Qosja, është nderuar sot me çmimin “Letërsia Shqipe”.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku gjatë ndarjes së çmimeve falënderoi Qosjen për kontributin e tij të dhënë në letërsinë shqipe.

E Qosja, theksoi se ky nderim nuk vlen vetëm për të por për të gjithë që kanë lexuar librat e tij.

Lexo edhe

Video