Dominimi i plotë i dardanëve është shpaguar në “Fadil Vokrri”, duke ardhur deri te goli i dytë.
Elvis Rexhbeçaj në minutën e 58-të solli kombëtaren e Kosovës në epërsi ndaj Islandës 2:1, pas shikimit të VAR-it që konfirmoi se gjithçka ishte e rregullt në aksionin e dardanëve.
Ky është goli i parë për Rexhbeçajn, i cili do të jetë i rëndësishëm para ndeshjes së kthimit të dielën në terrenin neutral në Spanjë, pasi Islanda po kryen renovimin stadiumit të saj në Reikjavik, raporton KosovaPress.